Belgjika ndalon festat dhe tubimet deri më 30 qershor

Belgjika ndalon festat dhe tubimet deri më 30 qershor

Kryeministrja belge, Sophie Wilmès, vazhdoi edhe sot me paraqitjen e fazave kryesore të rihapjes shumë graduale në vend dhe paralajmëroi se çdo ngjarje kulturore, sportive dhe rekreative do të mbeten të ndaluar deri më 30 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Pas rihapjes së dyqaneve të hënën, që shkoi mirë në përgjithësi, shkollat ​​do të fillojnë të mirëpresin përsëri nxënësit, në klasa të caktuara, të hënën tjetër më 18 maj”, tha ajo.

"Megjithatë, kafenetë dhe restorantet nuk do të rihapen para 8 qershorit dhe, në përgjithësi, në lidhje me tubimet dhe kontaktet sociale me siguri që nuk do të ketë kthim në normalitet këtë verë”, shtoi liderja liberale.

Distancimi social dhe mbajtja e një maskë mbeten ende në fuqi në publik.

I vendosur në mes të marsit, kufizimi në Belgjikë ka nisur lehtësimin gradual që nga 4 maji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy