Raporti i UNODC: Shqipëria e gjashta në botë për origjinën e kanabisit

Raporti i UNODC: Shqipëria e gjashta në botë për origjinën e kanabisit

Zyra globale e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogat (UNODC) ka zbuluar një raport mbi drogën për vitin 2021, e cila e vendos Shqipërinë për periudhën 2015-2019, në vendin e gjashtë për origjinën e kanabisit.

Ajo renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit, Iranit.

Ndërkaq, Shqipëria mes shteteve evropiane renditet si shteti i parë për origjinën e kanabisit.

Raporti zbulon se rrjetet shqiptare janë të rëndësishme edhe në trafikun e kokainës.

Ai zbulon se shqiptarët po zbatojnë të ashtuquajturin “model biznesi që përjashton palët e treta” dhe e “menaxhon vetë procesin”, nga fillimi në fund.

Nga grafiku i publikuar në raport, shqiptarët zënë një peshë të konsiderueshme të shtetasve të huaj që janë arrestuar në lidhje me kapjet individuale të kokainës, të vlerësuara sipas madhësisë së sasisë së kapur. 25% e arrestimeve në nivelin e parë të tregtimit janë me origjinë nga Shqipëria.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy