Ministri i Jashtëtm i Italisë Antonio Tajani tha se vendi i tij është i gatshëtm për të promovuar procesin e reformave në Siri.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me liderin sirian Jolani, ai tha: "Ne kemi ambasadorin këtu dhe duam të jemi pranë popullit sirian dhe t'i mbështesim ata në të gjithë sektorët".

"Ne duam të rifillojmë bashkëpunimin ekonomik në sektorë vendimtarë. Ne duam të jemi një urë lidhëse midis Sirisë së re dhe BE-së", shtoi ai.
"Ne jemi dy vende me një histori të madhe pas nesh", shtoi kryediplomati, duke iu referuar Italisë dhe Sirisë.



