
Në Finlandë, një grua vdiq dhe 10 të tjera u plagosën nga një sulm në një nga shkollat e vendit.
Sulmi u bë nga një i ri, i cili hyri i armatosur me shpatë dhe pushkë në shkollë. Ai është një finlandez, student 25-vjeçar nga instituti i formimit profesional, njofton policia lokale.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12.30 në selinë e kolegjit “Savo Vocational”, një institut teknik për të rinjtë dhe të rriturit ngjitur me qendrën tregtare “Herman”, e vendosur disa kilometra larg Kuopio, në lindje të Finlandës, raporton “Helsingin Sanomat”. Hetimet janë ende në zhvillim, por nga të dhënat e para duket se i riu edhe pse me armë zjarri, I ka goditur viktimat me shpatë. Sulmuesi, i cili nuk ka precedentë penalë, u plagos rëndë nga të shtënat me policinë dhe i është nënshtrua një operacioni. Arsyet që e shtynë të vepronte në këtë mënyrë nuk dihen.



