21 Janari/ Hoxha: Prokuroria e Tiranës nuk ka patur këllqe të thërrasë Berishën

21 Janari/ Hoxha: Prokuroria e Tiranës nuk ka patur këllqe të thërrasë Berishën

Gazetari Artan Hoxha përmes një lidhje Skype për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se cështja e 21 Janarit duhet të kalojë nën hetimin e SPAK dhe të mos hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas gazetarit, Prokuroria e Tiranës nuk e ka guximin të thërrasë për dëshmi Sali Berishën, Ina Ramën, Lulzim Bashën apo presidentin e atëhershëm.

Hoxha tha se familja e Aleks Nikës, e cila disponon një përgjim ku është e qartë se kush e jep urdhrin për 4 vrasjet nuk e jep atë përgjim Prokurorisë së Tiranës pasi nuk ka besim te kjo e fundit.

“Çështja nuk është mbyllur kurrë, është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ajo ka çuar për ekspertim në Itali dhe pse është ekspertuar në FBI. Çështja I është lënë qëllimisht Prokurorisë së Tiranës kur janë të përfshirë persona të lartë të qeverisë. Kemi dy të vrarë dhe 13 të plagosur të cilët janë pa autor dhe nuk mund të mbyllet. Vitin e kaluar nxora një indicie që vrasjet nuk janë bërë me urdhër, deri më tani na ishte thënë që nuk ka urdhër ne e gjetëm materialin që vrasja është bërë me urdhër. Kur ndodhi 21 janari u fshi server, atëherë çfarë u gjet si funksionon garda dhe kush ka urdhëruar.

Komandanti I gardës flet me njerëzit që kanë qëlluar. Në moment që doli ky regjistrim, mazhoranca bën një ceremoni ku merr familjarët. Kush e çoj çështjen ne Strasburg? Qeveria? Jo, familja e Aleks Nikës. Në momentin që doli prova, Prokuroria nuk e ka ende provën sepse sapo pashë që një padi u bë nga PS në Spak dhe kur ne e dimë që çështja është hapur në Prokurori. Më kërkuan tu jepnim regjistrimin, të rrezikonim jetën e atij që na kanë dhënë provën. Mbas një viti, si është e mundur që kryeministri flet, Strasburgu flet, dhe çështja nuk shkon në SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk ka thirrur asnjë nga ata dhe atë hetim mund ta bëjë vetëm Altin Dumani dhe duam që ta hetojë SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk ka patur këllqe të thërrasë as Berishën dhe asnjë tjetër.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy