Pastrimi i territorit/ Myshketa: Tymnajë për heqjen e vëmendjes nga skandali “Bankers”-it. Preken edhe biznese që paguajnë taksa (VIDEO)

Pastrimi i territorit/ Myshketa: Tymnajë për heqjen e vëmendjes nga skandali “Bankers”-it. Preken edhe biznese që paguajnë taksa (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës Jonuz Myshketa duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi aksionin për lirimin e hapësirave publike është një tymnajë e Ramës për të hequr vëmendjen nga skandali Bankers Petrolium dhe skandalet e tjera. Myshketa pyet Ramën se çfarë e pengoi që ta zgjidhte këtë situatë në 12 vite pushtet. Ai bën me dije se ka dijeni që mes bizneseve të prekura nga aksioni janë edhe një pjesë që paguajnë taksën për zënien e hapësirës publike. 

Më duket një deja vu e vitit 2013, që Rama erdhi me ruspa për të prishur ndërtimet pa leje dhe krijoi një katrahurë në gjithë territorin. Por në vitin 2013 ishte faji i qeverisë së mëparshme! Po sot në mandatin Rama 4 cilit i mbetet faji që kemi hapësira të zëna në mënyrë abuzive?! Kemi po Ramën që mundohet të korrigjojë vetveten dhe vazhdon retorika e ruspave.

Situata në gjithë Shqipërinë reflekton mendësinë dhe filozofinë e qeverisë që s’ka qenë asnjëherë në mbrojtje të interesit të shqiptarëve, por në mbrojtje të interesit të një rrethi afër pushtetit. Tashmë për të zhvendosur edhe vëmendjen nga disa skandale ndërmerren nisma të tilla. Kam informacione që ka edhe biznese që paguajnë taksën për hapësirën e zënë sipas rregullave. 

Për të fshehur zullumin e gjithë këtyre viteve mundohen të krijojnë një tymnajë. Tematikat s’janë diskutuar, grupet e interesit s’janë dëgjuar. Krijohet një tymnajë për të hequr vëmendjen. Po kjo qeveri i ka lejuar 12 vite me radhë. Është thjesht show mediatik i radhës. Situata krijon pasiguri ekonomike, një klimë aspak dinjitoze për qytetin numër një turizmit. 

Çfarë e pengoi kryeministrin 12 vite që kjo situatë të ishte zgjidhur që në 2013-ën?! Shohim thjesht makijazhin e radhës, zhurmën, tymnajën, për të hequr vëmendjen nga problemet jetike. Rama po mundohet të heqë vëmendjen nga skandali Banker Patroleum, që s’bëhet po s’pati dakordësi me pushtetin qendror dhe vendor".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy