
Pas protestës së të shtunës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme në orën 17:00, para Parlamentit.
Lidhur me këtë protestë nisur nga gjendja aktuale në vend, drejtori i Zyrës së shtypit dhe komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ndër vite PD-ja ka shpallur revolucione, e madje edhe një Republikë të Re .
Ai e cilëson këtë me faktin se qëllimi i revolucionit është lufta ndaj të keqes.
Fatin e Republikës së re e dimë tashmë, dhe një pjesë e kufomës së kësaj republike gjendet dhe në dosjen e McGonigal dhe mendoj unë që është një mentalitet i tejkaluar. Sa i përket revolucioneve, PD e ka bërë edhe në ’91, ’92, e ka bërë një edhe në 2005, dhe sigurisht mund të prodhojë, quajeni rezistencë, quajeni lëvizje, revolucion, por qëllimi është një pavarësisht emërtesave. Qëllimi është të përballurit me të keqën, së pari përmes të kuptuarit se ka gjëra që nuk shkojnë në vend. Dhe këto gjëra që nuk shkojnë i bëjnë pothuajse 1 milionë shqiptarë që në 10 vitet e fundit të braktisin vendin.
Po të ishin gjërat mirë, njerëzit do i mbanin njerëzit afër, familjarët do i mbanin këtu dhe njerëzit nuk do i merrnin rrugët e botes.
Sipas Lelës, e gjithë gjendja aktuale në vend, ka një emërues të përbashkët keqqeverisjen e Edi Ramës.
Ai thotë se fajin e kishte edhe Sali Berisha gjatë periudhës së qeverisjes së tij, porse nga viti 2013, të gjithën e ka Rama, për të gjitha të këqijat që po i ndodhin vendit.
Mund ta konsiderojë edhe faktin që fajin e ka opozita pse ikin njerëzit, porse duhet të themi atë që është më kryesorja, që fajin në çdo vend, që nga Amerika e deri këtu në bisht të Ballkanit kur jemi ne, fajin e ka qeveria.
Pra, pa u bërë të gjithë ngritur gishtin, dhe treguar fajtorin kryesor dhe t’ju turremi nga pas me vrap atyre që kanë nga pak faj.
Pra, kush nuk identifikon fajtorin kryesor humbet të drejtën për të identifikuar fajtorë tjerë, në këtë rast edhe opozitën. Pra duke e argëtuar bisedën për të gjithë atë që mendojnë se fajin e ka opozita, po fajin e ka opozita, jo nuk e ka, fajin e kishte Saliu në periudhën kur e qeverisi këtë vend, 2005-2013, por nuk mund ta ketë më.
Sepse prej 2013, dhe deri tani, dhjetë vjet më vonë, fajin e ka Edi se ka qenë ai në krye të punëve të këtij vendi.
Lidhur me ecurinë e protestës së nesërme para parlamentit, drejtori i Zyrës së shtypit dhe komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se do të vendoset sonte në mbledhjen e përbashkët në selinë blu.
Berisha takon bashkë me sekretarin e përgjithshëm dhe krerët e tjerë, takohet sonte në ora 18 ka një mbledhje me grupin e madhe të punës, me krerët e degëve të Tiranës, siç vazhdon edhe kontakti me faktorët dhe aktorë tjerrë politikës, si në parti dhe jashtë tij, dhe për të konkluduar mbi planin.
Mendoj se për këtë plan do të flitet në ora 18, me forumet përkatëse përsa i takon se çfarë do të bëhet, por do të përdoren të gjitha ato mjete të rezistencës publike qytetare dhe të mosbindjes civile të cilat janë me qindra.



