Turizmi, Ozuni: Jemi vendi i fundit i pazbuluar në rajon, ka pasur një kërkesë të madhe për ekstra-sezonin

Turizmi, Ozuni: Jemi vendi i fundit i pazbuluar në rajon, ka pasur një kërkesë të madhe për ekstra-sezonin

Ferrjolt Ozuni, ekspert turizmi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ky vit sa i përket turizmit ka nisur mbarë dhe se tani po shihen frytet e punës së10 viteve. Duke vijuar më tej me shpjegimine  tij, Ozuni tha se ka pasur kërkesa masive për ekstra-sezonin duke shtuar se jemi vendi i fundit i pazbuluar në rajon.

Ozuni theksoi se bashkia dhe qeveria nuk janë transparente dhe nuk tregojë se ku shkojnë paratë e alokuara për turizmin.

Viti ka nisur mbarë, janë frytet e një lufte të madhe të 10 viteve të fundit. Kemi parë gjatë fundivitit të kaluar një kërkesë në rritje për këtë vit. 3-mujori i parë ka qenë i mirë. Tani po marrin frytet, kemi pasur kërkesa që nga fund sezoni i viti të kaluar. Fillimi i tetorit, që nga ai moment filluan kërkesat masive dhe ka pasur një kërkesë të madhe për ekstra-sezonin, për atë që kemi luftuar. Shqipëria nuk ka vetëm qershor-korrik-gusht. Agjencitë sjellin turistë që nga fundi i janarit si rezultat i kohës së mirë. Turistët i kemi parë që nga malet në Theth e deri në Sarandë. E dyta është që turistët që raportohen nga janari deri në mars, nuk mbizotërojnë turistët patriotikë, por ata të huajt dhe kjo është aspekt i rëndësishëm dhe tregon mbarësinë që do ketë ky vit.

Ashtu siç kemi reklamuar Shqipërinë sezonin e verës kjo s’ ka qenë rastësore. Infrastruktura që mbulon aktorët e industrisë ka qenë ë pamjaftueshme. Ne gjatë sezonin punonim rrugët. Ne bënim gati me staf gjatë verës. Tani po ikin bankat dhe një nga sfidat është fuqia punëtore, s’kemi kur të përgatisim. Jemi vend i pazbuluar akoma nga pjesa më e madhe e turistëve  që kanë pasur tagër vendet e rajonit. Kemi sforcon që kanë bërë agjencitë duke marrë pjesë në panaire. Nuk dua të lë jashtë të ashtuquajturat investimet që ka bërë qeveria. Jemi vendi i fundit i pazbuluar në rajon, përveç Kosovës.

Politikat i nxjerrim sa për të thënë që i nxjerrim, në qytetet shqiptare kemi pak ose aspak zyra informimi turistike. Kam hyrë në një qytet, personi tek zyra e informimit aty ishte 50-vjeç dhe nuk dinte asnjë gjuhë veç shqipes. Nëse është kjo është fytyra që duhet ta presim turistin nuk kemi gjë në vijë.

Kemi mungesën e transparencës dhe informacioneve zyrtare se ku shkon buxheti që i alokohet turizmit. Askush nuk e di se ku shkon buxheti që kanë bashkitë dhe shteti. Çfarë bën Ministria e Turizmit?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy