Forcimi i lekut/ Meka: Ka ndikuar edhe paraja me origjinë të dyshimtë. Ndërtimi, sektori më i lakmuar

Forcimi i lekut/ Meka: Ka ndikuar edhe paraja me origjinë të dyshimtë. Ndërtimi, sektori më i lakmuar

Profesori i ekonomisë Elvin Meka tha në “Mcn Economy” se përpos faktorit të turizmit, në zhvlerësimin e euros kanë ndikuar edhe investimet e huaja dhe paratë me origjinë të dyshimtë. Meka thotë se një lëvizje me 3-5 për qind në kursin e këmbimit është e ndjeshme në buxhetet e turistëve që vijnë në Shqipëri, apo kapacitetet e tyre konsumuese.

“I pyetur mbi faktorët që ka ndikuar në mbiçmimin e lekut dhe zhvlerësimin e euros, Meka tha: Turizmi mund të jetë një nga elementët e mëdhenj, mjaftueshëm të rëndësishëm për të ndikuar në kurs, por jo nga të vetmit. Ekonomia ka edhe faktorë të tjerë, shtesa e investimeve të huaja, që edhe kjo shifër ka shkuar 380 milionë euro në 2024-ën, ku totali është 1,1 miliard që përbën prapë një rekord. Po të mblidhen së bashku me elementin standard, paratë me origjinë të dyshimtë, justifikohet ky zhvlerësim i euros në treg.

Pati një moderim të prirjes zhvlerësuese në 2024-ën, në raport me 2023-shin. Duke patur parasysh faktin, që s’besohet të kemi të njëjtën rritje të numrit të turizmit, ose do mbetemi në të njëjtat shifra, ose mund të kemi një luhatje, ku euro mund të jetë më i fortë, por me shifra që tejkalohen lehtësisht në momente të caktuara.

Turistë të caktuar janë ndjerë të shtrënguar, pasi s’vjen në Shqipëri turizmi i nivelit të mesëm dhe të lartë. Për sa kohë mallrat kryesor të konsumit janë të shprehura në lekë, në xhepat e tyre e turistëve, çdo euro e dobësuar nënkupton një çmim më të lartë.

Në 3-4 muajit e fundit kemi një ulje. Nëse do ruajmë një interval nga 99-100 lekë, edhe në sytë e klientëve, turistëve të huaj, s’gjykohet shumë e rëndë. Por lëvizje me 3-4 apo 5 për qind përbën një luhatje të ndjeshme, që përkthehet në buxhete të tkurruara dhe kapacitete konsumuese të ulëta. Mund të kemi rritje të turistëve në makro, por do marrim shuma më të vogla.

Nëse marrim ekonominë informale që është 35-40 për qind që e rrit ofertën e parave me burime të dyshimta në treg, ose ofertën e eurove. Nëse kemi një euro zyrtare, duhet të përgatitemi për një euro tjetër që s’kalon në burime zyrtare. Tregu është i cekët, operatorët s’kanë fuqi absorbuese”.

Meka tha se sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përbën sektorin e lakmuar nga për të pastruar para me origjinë të dyshimtë.

“Sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përbën sektorin e lakmuar nga personat apo grupet e interesit për të pastruar para me origjinë të dyshimtë. Në dallim nga pjesa tjetër e botës, që e përdor në një qasje tjetër ndërtimin për të pastruar para, në Shqipëri është më meskin, pasi grupet e interesit angazhohen drejtpërdrejtë, ndërkohë që në botë janë blerës, këtu janë ndërtues dhe zhvillues. Vetëm në Shqipëri ndërtohet me cash!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy