Biden: Nuk e di nëse Netanjahu po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e SHBA

Biden: Nuk e di nëse Netanjahu po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e SHBA

Presidenti Joe Biden ka thënë se nuk është i sigurt nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po vonon arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, në mënyrë që të ndikojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm në SHBA.

Ai u pyet gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten. “Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhje”, u tha Biden gazetarëve.

Më pas shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi: “Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë. Dhe unë mendoj se Netanjahu duhet ta mbajë mend këtë."

Disa demokratë kanë shprehur shqetësimin se Netanjahu po injoron thirrjet e presidentit amerikan për të negociuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në mënyrë që të dëmtojë shanset e partisë në nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy