Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka deklaruar se tashmë i ka hyrë kësaj beteje sepse pas 4 vitesh tashmë beson dhe ka më shumë shpresë te drejtësia.
Ndërsa i pyetur nga studio nëse ka mundësi që të paralizohen nga Uefa, Veliaj tha se përderisa i ka hyrë kësaj gare është i gatshëm që të presë dhe goditje.
Nëse të gjithë njerëzit që kanë dinjitet përfshihen në atë minorancë që sidomos 4 vite më parë nuk kishte kaluar askush vetingun sot më rezulton se ka shumë njerëz që nuk shiten për bikurina vezësh prandaj unë besoj se kemi një drejtësi më cilësore që nuk kursehet as për të fortët, as të pasurit as për trafikantët, më ka dhënë shpresën se ka më shumë mundësi për drejtësi. Dhe si kryetar bashkie që sot jam përfshirë edhe më shumë jam më i revoltuar kur shoh që këta fëmijë që stërviten aty e kanë të bllokuar mundësinë nga pularitë e Shijakut. Nëse ka penalizim apo jo nga Uefa mund të them se unë kur jam futur në betejë, kam marrë parasysh se mund të marrë dhe goditje. Ata janë një bandë që duhen çmontuar.



