Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se deri më tani janë 20 denoncime në lidhje me krimet zgjedhore, që po hetohen nga SPAK.
“Pritet që numri i përfaqësuesve të OSBE-ODIHR në terren të jetë mbi 200 përfaqësues. Suporti Teknik s’ka munguar për SPAK-un, si struktura që ka ndërtuar një Task-Force për të monitoruar integritetin në terren, për parandalimin e krimeve zgjedhore në kushtet e flagrancës.
20 prokurorët e SPAK kanë zbritur në terren në 12 qarqe të vendit. Ka nisur puna e Task Force-s. Monitorimi i financave, lëvizjeve, transaksioneve financiare, është ajo çka po bën SPAK-u. Eshte starti zyrtar i fushatës do të monitorohet. Monitorimi i rrjeteve sociale ka nisur. Janë mbi 20 denoncime për krimet zgjedhore që po hetohen nga SPAK.
Pajisjet janë kompjuterë, që do jetë i lidhur me internet në distancë, printer dhe skaner. Nëse një oficeri të BKH do t’i duhet të marrë një dëshmi, do t’i ketë në mënyrë portabël. Janë 25 kompjuterë, skanera dhe printera. Jo zyrtarisht MCN Live ka mësuar se 20 kallëzime penale po verifikohen nga Task-Forca”.



