I vuri flakën makinës dhe u vetëvra nga depresioni, zbulohet identiteti i viktimës në Elbasan (VIDEO)

I vuri flakën makinës dhe u vetëvra nga depresioni, zbulohet identiteti i viktimës në Elbasan (VIDEO)

Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës që ndërroi jetë teksa u përfshi nga flakët brenda makinës së tij.

Ky incident i rëndë u regjistrua në orët e vona të 4 shkurtit, pranë rrugës së vjetër Krrabë.

Grupi hetimor ka zbuluar sakaq se viktima është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u mundësua dokumentimi se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti.

Elbasan/Informacion

 Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur "Kryqi" në rrugën e vjetër Elbasan - Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

 Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.

 Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy