Kush po e kap drejtësinë e re? 7 vite nga miratimi i reformës, përsëri kërkohen ndryshime

Kush po e kap drejtësinë e re? 7 vite nga miratimi i reformës, përsëri kërkohen ndryshime

Këtë korrik drejtësia e re bën 7 vjeç , ku orët e para të 22 korrikut 2016 parlameti i asaj kohe në mënyrë unanime me 140 vota pro miratoi reformën në drejtësi. Ndryshimet e reja parashikonin ngritjen e 10 institucioneve të reja që do benim të mundur një drejtësi të pavarur, të pastruar nga gjqyatërt dhe prokurorët që kishin shkelur ligjin dhe më e rëndëishmja do të goditej korrupsioni i zyrtarëve të lartë. Në pjesën e para të këtij emisioni do të fokusohemi tek drejtësia e pavarur dhe do të analizojme faktin nëse e kemi një të tillë 7 vite pas miratimit të reformës në drejtësi. Dy janë mënyrat e kapjes së drejtësi ai nga poltika e cila është gjithmonë aty për të ndikuar vendimarrjne e gjykatatave dhe prokurorisë. Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në parlament gjatë raportimit të institucioneve të reja të drejtësisë tha se poltika ka përgjegjësitë veta nëse refroma nuk zbatohet ashtu siç duhet. Një ndër rreziqet që i kanoset reformës në drejtësi është edhe kapja po nga vetë sistemi. Sipas Fatmir Xhafaj kjo vjen nga ndryshimet ligjore që kërkohen herë pas herë nga drejteus aktual të institucioneve por pa përmendur emra. Më këtë deklaratë njeriu kyç i hartimit të reformës në drejtësi solli në vemendje rreziqet me çfarë përballet reforma në drejtësi. Ngritja e disa institucioneve të reja nuk largoi fenomenin e vjetër kapjen e sistemit për të ndikuar në vendime por edhe emërime të cilat kanë hapur debat të madhe publik dhe poltik. Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe Gjyqësorë, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Inspetorit të lartë të Drejtësisië, SPAK, institucionet e vetingut si dhe monitorimi i reformës nga ndërkombëtarët nuk e largoi rrezikun. Krijimi i kaq shumë institucioneve nuk ka penguar oreksin e poltikës dhe segmenteve të drejtësisë për të ndikuar dhe kapur prokurorinë apo gjykatën. Prandaj reforma kërkon vëmendje të shtuar të disa aktorëve që ka të bejë kryesiht me monitorimin e saj. Në fund të 7 viteve askush nuk mund të thotë se cilat janë rezultatet konkrete të reformës ishte e sukseshme apo. Nuk ka një analizë të thelluar nëse një prokuror i SPAK ka qënë efikas në punën e tij katër vjecare. Askush nuk i ka hyrë një analize nëse Këshillet e drejtësisië së re kanë qënë efektive në emërimet dhe levzijet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem. Kemi parë që të afërm të nënkryetares së kuvendit Ermonela Felaj janë emëruar të gjithë në prokurorinë Tiranës , e kosnideruar një prokurori karriere. Anëtarë të KLGJsë dhe KLP janë emëruar në kundërshtim me ligjin në Tiranë duke hapur një debat të madh për konflikt interesi. Në të gjitha këto zhvillime ku mungojnë analizat e sakta se çfarë ndryshoi në drejtësinë shqiptare në këto 7 vite dhe a është një sistem më efikas dhe pavarur skeptikët e reformës do të jenë në drejtën e tyre për të thënë se asgjë nuk ka ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy