Rrapaj: 80 % e fermerëve janë mbështetur tek reminitancat, duhen 150 mln euro për të mbajtur sistemin

Rrapaj: 80 % e fermerëve janë mbështetur tek reminitancat, duhen 150 mln euro për të mbajtur sistemin

Ekperti i Bujqësisë Agim Rrapaj ka folur ditën e sotme në emisionin "MCN Economy" për situatën aktuale të bujqësisë. Rrapaj tha se nuk është dyfishuar punimi tokës përkundrazi kemi një ulje si rezultat i shpopullimit.

Nuk është dyfishuar punimi tokës përkundrazi kemi një ulje si rezultat i shpopullimit, por ndoshta kjo ngatërrohet me ujitjen e cila është rritur dhe dyfishuar, por s’mund të llogaritet si tokë e punuar. Ne kemi problem me tokën e cila mbetet problemi kryesor.  Duhet të bëhet vlerësimi maksimal për tokën në mënyrë që të verojmë bujqësinë. Këtu kemi problemin kryesor financiar që i kemi më të ulëtat në të gjithë rajonin. Me këtë strukturë mbjelljesh ne ngelemi në raportet 4 me 1. Çdo gjë është e lidhur me tokën, cilësia, fitimi, prodhimi. Duhet ta theksoj dhe për fermerët se duhet ti kushtohet një rëndësi e madhe tokës dhe është e domosdoshme që toka produktive të mos lihet e djerrë. Per të bërë analizën në bujqësi, bujqësia është sektori kryesor dhe ka 3-4 tregues kryesor, frutatam, foragjerët, drithërat të cilat kanë pasur ulje për shkak të largimit nga zfshtrat drejt qytetit apo emigrimit. Ndarja e tokës në mënyrë të aparanartë apo të drejtë solli problemet e veta. Shumë fermerë që banojnë në zonar rurale prodhojnë vetëm për vete sepse kanë mbetur vetëm mosha e tretë dhe pjesën tjetër të tokës e kanë lënë të djerrë të papnuar.

Për eksportin u punua gjatë përsa i përket investimit në qëndrat e grumbullimit. Kjo nuk është pak, furnizojnë tregun e vendit dhe qojnë dhe për ekport. Ne nuk duhet të lëmë 80% të këtyre fermerëve që janë shumë të rëndësishëm sepse toka është ndarë në bazën e frymës. Tregu i tokës ka ngelur një fenomen fare i pambështetur, pasi dhe politkbërja ka qenë fare i pa interesuar. Të japësh tokën me qera kërkohet firmosja e të gjithë probnarëve por ku të gjendet ata dhe vjen një moment që kërkojnë bashkimin, por kjo është një shaka sipas meje sepse si mund të bashkohet ai kur në momentin e bashkimit trajtohet si shpk. Kjo ndodh sepse ligji që ne kemi i ndëshkon këto subjekte.

Rrapaj tha se 80 % e fermerëve deri më tani është mbështetur tek reminitancat. Ai shtoi se në 2022 buxheti është ulur me 2% në krahasim me 2021 dhe se për ta mbajtur në nivele minimale duhet të paktën 150 milionë euro.

Mbështetja është e vogël se kemi mbështetur 20 përqindëshin. 80 përqindëshi është mbështetur vetëm tek reminitancat. Ne kemi bërë një llogaritje dhe për të mbajtur sistemin duhet minimu 150 milionë euro që tu shërbejë një sërë hallkash. Në 2022 e kemi2% më të ulët se 2021. Bujqësia ka problemet e veta me blegtorinë dhe agroturizmin. Janë të lidhura me njëra-tjetrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy