
Zyrtarër ukrainas thonë se rreth 18,500 anëtarë të forcave ruse janë vrarë në luftime që nga fillimi i pushtimit.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në një postim në Facebook se humbjet e tjera ruse që nga pushtimi i 24 shkurtit përfshijnë 676 tanke, 1,858 automjete të blinduara, 150 avionë luftarakë dhe 134 helikopterë.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk i ka publikuar shifrat e veta që nga 25 marsi, kur tha se gjithsej 1,351 ushtarakë rusë ishin vrarë dhe 3,825 u plagosën.



