Të izoluar nga qytetërimi modern/ Fotografi zbulon fiset indigjene në Amazonë (FOTO)

Të izoluar nga qytetërimi modern/ Fotografi zbulon fiset indigjene në Amazonë (FOTO)

Një fotograf ka kapur imazhe të një fisi tribu të izoluar nga bota në Amazonë. Fotografi brazilian Ricardo Stuckert po udhëtonte me helikopter mbi kokat e tyre në Acre, një zonë në kufirin mes Brazilit dhe Perusë.

Në Brazil jetojnë rreth 80 grupe indigjene, por ekzistenca e tyre kërcënohet nga trafikantët e drogës dhe puna në miniera.

Fise të tilla jetojnë të izoluar nga bota dhe nuk e kanë idenë e qytetërimit.

Një ekspert i popollsisë indigjene, José Carlos Meirelles, ka studiuar një fis të tillë në vitin 2014. “Ata mendonin se helikopterët ishin diçka magjike si zogj të stërmëdhenj dhe nuk e kishin idenë se brenda tyre kishte njerëz”, tregon ai.

“Ata përdorin sëpata. E njohin botën tonë, por dinë shumë pak për të. Dhe nuk e kanë idenë se sa konfuzë jemi ne që jetojmë në të”, thotë ai.

Meirelles thotë se ata jetojnë duke kultivuar banane, patate të ëmbla dhe kikirikë, si dhe dalin për peshk e për gjah.

“Nuk e dimë emrin e atij fisi. I quajmë indianë të ujërave të lumit Humaita. Ata nuk afrohen me asnjeri dhe nuk e kemi idenë se çfarë gjuhe flasin apo kush janë. Fatmirësisht nuk e dimë. Ditën që do ta marrim vesh, për ta do të fillojnë problemet”, thotë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy