
Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa lundruese” në Detin e Verdhë, mes Kinës dhe Gadishullit Korean. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur janë në rritje shqetësimet për ushtarin amerikan që kreu një kalim të paautorizuar në territorin e Koresë së Veriut. Raketat lundruese janë lëshuar rrethorës 04:00 të mëngjesit të së shtunës. “Autoritetet koreanojugore dhe amerikane të inteligjencës po i analizojnë lëshimet, përderisa po i mbikëqyrin shenjat e aktiviteteve të tjera”, ka bërë të ditur Koreja e Jugut.



