Përshtatën ndërtesën si laborator droge/ Policia jep detajet nga operacioni (VIDEO)

Përshtatën ndërtesën si laborator droge/ Policia jep detajet nga operacioni (VIDEO)

Drejtoria e Policisë në Fier ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar dje në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, u finalizua me sukses operacioni antikanabis i koduar “Krutja”, nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Policia zbuloi në fshatin Krutje brenda një ndërtese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe pajisje të ndryshme elektrike. Arrestohet në flagrancë një prej autorëve të kësaj ngjarje dhe dy punonjës të kompanisë OSHEE.

Shpallet në kërkim pronari i ndërtesës i cili është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale si edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë”, njofton policia.

Operacioni

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra më parë në rrugë policore, nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Krutja”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Çela, 40 vjeç, banues në Lushnje, si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Ervin Rista, 45 vjeç, banues në Tiranë, Lirim Serdani, 54 vjeç dhe Igli Borova, 27 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përshtatur ambientin e një ndërtese në pronësi të shtetasit Ervin Rista, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit Mestan Zoto, 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe Vilsi Liçi, 23 vjeç, banues në fshatin Gorre. Të dy këta shtetas, punonjës të kompanisë OSHEE, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Lirim Serdani, u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy