Rabeta: Kërkesa për kredi u nxit nga përmirësimi i likuiditetit

Rabeta: Kërkesa për kredi u nxit nga përmirësimi i likuiditetit

Sistemi bankar shqiptar ka shënuar një fitim rekord gjatë vitit të shkuar, ashtu si dhe përmirësim të të gjithë treguesve.

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se kjo vjen si pasojë e situatës së përmirësuar të biznesit, që ka nxitur interesin për kredi.  

Biznesi ka përjetuar situatë të mirë likuiditeti dhe e ka orientuar kërkesën për kredi nga investimet afatgjata. Situata ka qenë më ndryshe të biznesi i mesëm dhe i vogël. Kemi investime edhe nga individë, që shpjegon bumin për kredi për pasuri të paluajtshme.

Euro pati luhatje në korrik dhe dhjetor, kjo krijon perceptimin se monedha vendase është më e sigurt. Kemi një leverdi të individëve dhe bizneseve që të orientohen nga kredia në lekë.

Rabeta tha më tej se rënia e euros ka sjellë zhvlerësimin e depozitave të shqiptarëve.

Euro po bie në nivele shqetësuese. Kemi alarm nga eksportuesit, alarm nga qytetarët që mbështeten te remitancat. Mund të kthehet në një shqetësime dhe më të mprehtë, duke parë si po zhvlerësohen depozitat e shqiptarëve në euro. Kemi tkurrje totale të aktiveve dhe pasiveve të sistemit bankar, të cilat sot kushtojnë më pak. Mund të kthehet në një element shqetësues. Do të kemi edhe situatë shqetësuese sepse qytetarët do të thonë depozitat t’i mbaj në euro apo t’i kthej në lekë?

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy