Balla: Do propozojmë mbledhje tradicionale për komisionet, deputetët me pasaportë vaksinimi

Balla: Do propozojmë mbledhje tradicionale për komisionet, deputetët me pasaportë vaksinimi

Maxhoranca do i drejtohet me një kërkesë Konferencës së Kryetarëve për çështjen e komisioneve parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat tha se do i propozojnë konferencës që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen në mënyrë tradicionale, por në kundër të masave anti covid.

Balla ka deklaruar se nga java tjetër mbledhjet mund të bëhen fizike vetëm me certifikatë vaksinimi, teksa sqaroi se vaksinimi për deputetët duhet të jetë i detyruar dhe se për këtë kanë rënë dakord edhe me PD.

Do i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat, deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të një rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë. I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar atë detyrim që kanë për të kryer detyrimin që kanë qytetarët e përgjegjshëm për t’u vaksinuar me dy doza. E prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do i japi dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale zhvillimit të komisionit. Nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord, në kuptimin e atij komunikimi që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikate vaksinimi, ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy