Topalli reagon për zgjedhjen e Ruçit me votat e demokratëve: Sulltan Bashë Isufin nuk e lidh asgjë me PD-në

Topalli reagon për zgjedhjen e Ruçit me votat e demokratëve: Sulltan Bashë Isufin nuk e lidh asgjë me PD-në

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e kreut të Kuvendit, edhe me vota të deputetëve demokratë.

Në një status në “Facebook” Topalli shkruan se vendi është pa opozitë. Ajo thotë se familja e kreut të PD-së kontribuoi në zgjedhjen e Ruçit.

STATUSI I TOPALLIT
Kjo nuk eshte Partia Demokratike!
Vendi eshte pa opozite!
Menjehere pas betimit si deputete, lista e deputeteve e familjes se Lulzim Bashe Isufit, kontriboi ne zgjedhjen me 80 vota te Gramoz Rucit, Kryetar te Kuvendit te Shqiperise, 27 vite pas rrezimit te komunizmit.
Reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune.
Dikush i shkruante:” Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem”.
Dikush tjeter ” Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan”.
Tjetri:”Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale”.
Te tjere:” Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament.”
Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin po ti pse nuk e bojkotove?”
Ne fakt une nuk u habita qe lista e lulit votoi Ruçin.
Prej shume vitesh , Luli nuk me zhgenjen per asgje:Nuk me zhgenjen:
– as kur qan me lot krokodili per te vraret e diktatures;
– as kur betohet per opozite ballore dhe flirton me Ramen;
– as kur proteston per voten e lire , hyn ne qeveri me pm Ramen dhe vete vjedh votat brenda PD;
– as kur con pd ne humneren me minis 230 mije vota dhe thote realizuam nje fitore morale;
as kur voton Ruçin e fill pas kesaj i bashkohet atyre qe protestojne kundra ketij te fundit;
– as kur therret me sherbetoret e tij gaztore se ia vodhen 3 vota nen reflektoret e dritave te seances parlamentare, nen xhrimin e20 kamerave ne transmetim direkt, ne sy te 3 milion shqiptareve dhe me prezencen e pothuaj gjithe trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet ate qe ka mbetur nga PD.
Luli nuk me zhgenjen kur thote ekzaktesisht te kunderten e asaj qe do beje.
Luli luan te gjitha rolet ..teatrale.
Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit, Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i ” opozites” dhe nuk ka frike se behet Lul Komiku.
Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD.
Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005.
Dhe qe nga ky vit , aii vetem e ka vjedhur ate deri me :
17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve;
me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj;
me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes.
E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij .
Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve , edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij.
3 muaj me pare Luli çertifikoi shkrirjen e se djathtes . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit .
Jo miq, nuk ka humbur dje busullen morale PD.
Kjo nuk eshte PD. Vendi eshte pa opozite.
Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohe ne krye te opozites do jete çuni i tij i mire.
Demokratet duhet te largojne Lulzim Bashen nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes qe i beri Pd dhe rezultatit katastrofik te 25 qershorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy