Hoxhës Ahmet Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut, me argumentin se konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare. Avokatja Migena Balla thotë se janë myslimanët ata që hasen më shpesh me këtë lloj ndalese. Balla tha se si avokate ka hasur raste të tilla edhe të shtetasve të huaj, të cilëve u është ndaluar hyrja në Shqipëri.
Kur e kam parë, jam habitur. Zoti Kalaja nuk është personazh i panjohur dhe as njeri që nuk ka udhëtuar ndonjëherë në Maqedoni. Nëse autoritetet kanë marrë këtë vendim, do të thotë se ka ndodhur një zhvillim i ri. Cilat janë shkaqet e këtij vendimi, nuk i bëhet e ditur opinionit publik. Vendimi lë shumë vend për interpretim. Nuk jepet asnjë lloj fakti. Zoti Kalaja nuk është i pari që përballet me këtë lloj vendimi. Unë si avokate kam pasur raste edhe të të huajve që nuk lejohen të hyjnë në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri bëhet në formë diskriminuese kundër msylimanëve. Nuk e kam hasur në raste të tjera, përveçse kur të ndaluarit kanë shkelje.
Ky imam është një personazh që është parë të pozojë me shumë persona politikë. Nuk është një person i thjeshtë për të marrë një vendim të tillë. Do të doja që zoti Kalaja t’i shkonte deri në fund kësaj çështjeje. Bëhet fjalë për një njeri që ka influencë në opinionin publik. shpesh xhamia e tij është përdorur nga politika si fvend ku të bënë fushatat e tyre elektorale. Shteti shqiptar duhet të reagojë dhe të thërrasë ambasadorin.



