Bjellorusia ka hapur zyrtarisht centralin e parë bërthamor.
Presidenti bjellorus, Alexandër Lukashenko, ka deklaruar se ky vend i Europës Lindore do të kthehet në superfuqi bërthamore.
“Stacioni bërthamor Astravets përbën një hap drejt së ardhmes dhe garantimit të sigurisë së energjisë së këtij shteti”, ka thënë Lukashenko në një adresim përmes televizionit shtetëror më 7 nëntor.
Centrali bërthamor është ndëtuar në afërsi të qytetit të Astravets, por është kundërshtuar shumë fort nga Lituania, kryeqyteti i së cilës është vetëm 50 kilometra larg këtij centrali.
Bjellorusia ka nisur gjatë kësaj jave aktivizimin e këtij centrali bërthamor duke shtyrë kështu Lituaninë të ndërpresë importet e elektricitetit nga shteti fqinj.
Astravets, qyteti ku është ndëtuar edhe centrali bërthamor, tërheq ujin për reaktorët e tij ftohës nga lumi Nevis, që po ashtu furnizon me ujë të pijshëm Lituaninë.
Ndërtimi i këtij centrali është parë ndryshe edhe në mesin e bjellorusëve, të cilët janë përballur me dëme të mëdha si pasojë e katastrofës bërthamore të Çernobilit më 1986.



