
Nesër ukrainasit thirren në votime për të zgjedhur parlamentin e ri. Sipas sondazheve, Partia “Shërbëtori i Popullit” me në krye Volodimir Zelensky, tre muaj pas balotazhit të suksesshëm presidencial, do të jetë në gjendje të konsolidojë udhëheqjen e tij politike. Sipas hulumtimit, partia e ish-komedianit duhet të marrë rreth 41-52% të votave. Një rezultat i jashtëzakonshëm, i cili mund të mos jetë i mjaftueshëm për të fituar një shumicë të fortë, çka mund ta detyrojë Zelensky-n të zgjedhë një aleat. /Ansa/



