
Vijon interesimi i deputetëve të rinj opozitarë për të hyrë në Parlament.
Arben Elezi nga PD dhe Ambra Borova nga LSI kanë pranuar mandatin e deputetit.
Borova është kandidate e LSI në qarkun e Shkodrës, ndërsa Elezi kandidat i PD-së në Elbasan.
Ata kanë dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.
Po ashtu, sot tre deputetë të tjerë në radhët e LSI-së u betuan në seancën plenare të Kuvendit.
Kësisoj, shkon në 98 numri i deputetëve në Kuvend, përkatsisht në 16 numri i opozitarëve të rinj.



