
Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se po përpiqen çdo ditë që të ta mbyllin skandalin e abuzimeve tek Durana.
Duke vijuar Cakrani tha se ka skandali përfshin video erotike të zyrtarëve të lartë të këtij vendi.
Ka video erotike me zyrtarë të lartë të shërbimeve të këtij vendi. Ka arritur në këto nivele abuzimi, korruptimi. Kanë qenë aq shumë në intimitet me zyrtarët dhe zyrtaret e lartë që komandohen nga Rama, sa ka arritur në këtë skandal kaq të madh. Nuk dua që SPAK të nxjerrë videot erotike. Kjo është skemë e cila po kërkohet çdo ditë t’i vihet kapak. Shqipëria është vend i vogël, dalin të gjitha. Ne nuk merremi me kënaqësitë që kanë ata. Duam të kthehen paratë e qytetarëve që kontribuojnë me taksa. E përmenda sepse thashë që ka arritur në këto nivele, situata është shumë e rënduar moralisht, politikisht dhe penalisht. Drejtësia duhet të bëjë punën. Korrupsioni i këtyre niveleve ka dhe joshje brenda. Nuk është Shqipëria i vetmi vend që ka këto skandale. Problemi është a vidhet buxheti i shtetit apo jo. Me sjellje të kësaj natyre vidhet buxheti i shtetit. Kësaj historie duhet t’i vihet një kapak. Prokuroria duhet t’i japë zgjidhje se ku kanë shkuar miliona euro dhe si ka qenë skema.



