Digjen dy makina të parkuara, njëra përdorej nga kryebashkiaku i Lezhës

Digjen dy makina të parkuara, njëra përdorej nga kryebashkiaku i Lezhës

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas nesnatës në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve të para, njëra prej makinave përdorej nga kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen “Besëlidhja” në parkingun e një pallati.

“Nga veprimet e para hetimore,  rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F.,  si dhe  mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.                       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy