Në 20 vite karrierë këngëtarja Jennifer Lopez ka ditur si të tërheqë vëmendjen. Tashmë JLo po përjeton një lidhje dashurie me lojtarin e bejzbollit Alex Rodriguez.
Teksa kalonte në tapetin blu të NBC Upfronts të Neë York, Jennifer Lopez i mahniti të gjithë me veshjen e saj të Elie Saab.
Fustani me mëngë të gjatë dhe një të çarë deri lart në pjesën e këmbëve, bëri që Jen t’i duken pjesët intime dhe më konkretisht mbathjet me të njëjtën ngjyrë.
Megjithatë ajo as nuk u step aspak, duke vijuar parakalimin e buzëqeshur mbrëmjen e së hënës.



