Trump: Biden kandidati më i keq, nëse humbas largohem nga vendi

Trump: Biden kandidati më i keq, nëse humbas largohem nga vendi

Presidenti i Amerikës Donald Trump është në përpjekje për të fituar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe për këtë ai po bën çmos, duke qenë se është një figurë kontraverse. Së fundmi ai ka bërë një deklaratë të bujshme duke thënë se do të ishte një presion shumë i madh nëse do të humbiste përballë Joe Biden, që për të është kandidati më i keq për president.

“Për mua është një presion shumë i madh të kandidoj kundër kandidatit më të keq në histori. Imagjino sikur të humbas. Nuk e di çfarë do të bëja madje do të mund të largohesha nga vendi.”

Presidenti gjithashtu tha se ai nuk do të merrte pjesë në asnjë mbledhje fondesh gjatë 2020.

“Unë mund të mbledh më shumë para, Unë mund të jem personi i cili ka grumbulluar më shumë fonde por thjesht nuk dua ta bëj.”

Sipas burimeve, Joe Biden ka mbledhur 383 milionë dollarë, ndërsa Trump ka mbledhur rreth 247 milionë dollarë. Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, dhe deri më tani kanë votuar 20 milionë persona, një shifër kjo tejet e lartë e cila ka ardhur edhe për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy