Tushi: Ndryshimi i orës nuk të çekuilibron

Tushi: Ndryshimi i orës nuk të çekuilibron

Sociologu Gëzim Tushi deklaroi se ndryshimi i orës ka një ndikim në jetën e njeriut, pasi hapësira dhe koha luajnë rol të rëndësishëm dhe kur ato ndryshojnë, ndryshon diçka te njeriu.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se ka një riorientim të shpejtë të gjërave dhe se aftësitë përshtatëse të njeriut janë shumë të shpejta, për të kuptuar ndryshimin.

Megjithatë Tushi tha se ndryshimi i orës nuk i çekuilibron njerëzit, pasi përshtaten shpejt.

Ndryshimi i orës është i lidhur me faktorë të karakterit utilital dhe funksional. Mendoj se ndryshimi i orës ka të bëjë me ndryshimin dinamik.

Por nuk mendoj se është ndonjë ndryshim që të çekuilibron. Është një gjë që kapërcehet.

Ka njerëz që e perceptojnë këtë ndryshim, zakonisht njerëzit e dobët që nuk kanë ndonjë dinamikë në jetën e tyre nuk e ndjejnë një gjë të tillë.

Ka shqiptarë që i marrin me vështirësi ndryshimet në hapësirë dhe në kohë dhe ata zvarriten mbas hapësirës dhe kohës.

Ajo që më pëlqen është që njerëzit në këtë shekull kanë filluar të ndryshojnë dhe njerëzit për hatër të suksesit të tyre, ndryshojnë dhe përshtaten.

Njeriu është zot i natyrës dhe zoti i vetes. Jo të gjithë e kanë aftësinë e përshtatjes njëlloj, ka raste specifike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy