
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se mesazhi i PD në fushatë është “ndryshimi”. Garo tha se PD ofron alternativë me fytyra të mira që kanë vizione dhe që janë zgjedhur me vota të lira.
Garo tha se Edi Rama duhet të largohet pasi kishte hapësirë mjaftueshëm për të ezauruar cdo gjë që mund të dëshironte për të bërë. Sipas saj, Edi Rama ka bërë që 30% e popullsisë së Shqipërisë është larguar nën qeverisjen e tij.
Në vazhdën e atyre që thanë analistët, sipas mendimit tim askush nuk duhet të qëndrojë në pushtet më shumë se 8 vjet, Ky është mendimi im personal. 8 vjet gjithkush ka hapësirë për të ezauruar çdo gjë që do të bëjë. Vjen një moment që gjërat duhet të ndryshojnë. Angela Merkel ka shkëlqyer, kurse Edi Rama ka bërë që 30% e vendit të ikë nga Shqipëria.
Në fushatën tonë ne jemi përpjekur të krijojmë një model ndryshe për qytetarët. Në kemi Sali Berishën që qëndron me orë të tëra që të presë prezantimin e kandidatëve dhe pastaj të dalë vetë. Doktori nuk ka 14 vjet në pushtet, Rama nëse është i zoti të marrë sërish besimin le të vijë prapë.
Mesazhi është ndryshimi. Ka ardhur koha për shqiptarët që të ndryshojnë. Po japim alternativë me fytyra të mira që janë zgjedhur nga vota e lirë.



