Talibanët kanë pushtuar një zonë strategjike në afërsi të Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit. Ministri i mbrojtjes shpalli se do të ndërmerrej një kundërsulm.
Zona që u pushtua nga talibanët ndodhet 26 kilometra në juglindje të kryeqytetit. Sipas të dhënave të Ministrisë së brendshme, forcat ushtarake afgane do të rikthehen në atë territor.
Talibanët e kishin rrethuar qendrën e kësaj zone që prej një jave. Përfaqësues të autoriteteve në vend bëjnë të ditur se, islamistët radikal kishin marrë që më parë pjesë të mëdha të territorit. Ushtria afgane ka nisur tashmë një kundërsulm për të rimarrë territorin e pushtuar.
Nerkh, territori i pushtuar ka rëndësi të madhe strategjike , nga njëra anë sepse ndodhet 26 kilometra nga kryeqyteti dhe nga ana tjetër, sepse shumë rrugë të rëndësishme kalojnë përmes kësaj zone. Forcat e atjeshme të sigurisë kishin kërkuar përforcime nga Kabuli, por asnjë nuk kishte ardhur. Ky territor, që i përket provincës së Wardak-ut konsiderohet si porta hyrëse për grupet militante, të cilët duan të sulmojnë Kabulin./ Tagesschau



