
Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacion mëngjesin e sotëm në lidhje me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.
Bëhet fjalë për katër kategori.
Së pari janë të gjithë të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, personelet shëndetësore, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga kryeministri Rama, thuhet se doza “booster” duhet marrë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos.



