U hodhën në det për t’i shpëtuar sulmit, pronari klubit: Amerika kishte informuar mbi masakrën

U hodhën në det për t’i shpëtuar sulmit, pronari klubit: Amerika kishte informuar mbi masakrën

Dhjetëra persona për ti shpëtuar sulmit terrorist në klubin e natës në brigjet e Bosforit në Stamboll janë hedhur në det për të shpëtuar jetën.

Sipas raporteve të mediave turke, policia detare turke ka punuar fort për të shpëtuar personat që u hodhën në ujë pas sulmit të tmerrshëm mesnatën e Vitit të Ri.

“Sozcu” thotë se teksa policia turke rrethoi klubin e natës Reina, në Ortakoy, policia detare shpëtoi me dhjetëra persona që u hodhën në det në panik e sipër. Klubi i natës Reina ndodhet tek këmba në pjesën europiane të urës së Bosforit.

Disa orë pas masakrës që tronditi Stambollin, ka ardhur edhe reagimi i pronarit të klubit të natës, i cili thotë se forcat turke të sigurisë dështuan të parandalonin sulmin pavarësisht informacioneve të marra nga inteligjenca amerikane.

Gazetari i “Hurriyet”-it thotë se Mehmet Koçarslan, pronari Reinas, një prej klubeve më të famshme të natës në Stamboll, mezi fliste nga e qara.

“Bastardët që hynë brenda kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Inteligjenca amerikane kishte informuar mbi këtë. Për një periudhe kohore prej një jave a dhjetë ditësh këtu u morën masa shtesë mbrojtjeje, përshirë edhe rritjen e sigurisë detare. Cfarë ndodhi më pas? Ky sulm ndodhi para syve tanë,” tha Koçarslan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy