
317 objekte do të preken dhe shemben për shkak të projektit të unazës së madhe. Sipas kreut të Autoritetit rrugor, Afrim Qëndro, 163 objekte që janë në proces legalizimi do të skualifikohen.
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbri Mazniku, ka sqaruar se familjet e palegalizuar përfitojnë vetëm bonusin e qirasë për një vit.



