
“Basha me aktin e fundit ndaj Doktorit për mua ka fituar shumë pikë, ka treguar që di të godasë në momentin e duhur”.
Kështu është shprehur gazetari dhe moderatori Arian Cani nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv teksa u pyetur se çfarë po ndodh me përjashtimin e Sali Berishës,
Gjatë fjalës së tij Cani deklaroi se duhet ende kohë për të perceptuar këtë të vërtetë, ndërsa thekson se kjo aferë kundër Berishës nuk ka të bëjë me Amerikën , janë e bindur se kjo është aferë personale, Berisha dikujt i ka shkelur në kallo.
Deri tani kemi besuar se Basha ishte thjesht njeriu që i thoshte mendimet e Berishës. Ne nuk i dimë të gjitha, si shohim të gjitha letrat, kemi vetëm dy-tre letra në tavolinë ato i shohin vetëm aktorët Basha dhe Berisha. Na duhet akoma kohë për të perceptuar të vërtetën. Të gjithë jemi dëshmitarë që SHBA kërkoi që Berisha të mos ishte në parlament. Tani kjo për të kënaqur ata që dyshojnë. Ndërkohë që sot që po flasim Berisha sot është në parlament. Basha e hoqi nga grupi, unë jam kurioz të kuptoj dhe mezi po pres ore u ngopën amerikanët, apo do ta hanë të gjithin Saliun.
Nga informacionet që kam unë një gjë pritet të konkludohet së shpejti që kjo aferë kundër Berishës s’ka të bëjë me Amerikën, jam i bindur se kjo është aferë personale, Berisha dikujt i ka shkelur në kallo, sot nuk mund ta themi. Kjo luftë e gringove kundër Berishës është një luftë parimore apo një luftë se beriha ka prishur një interes të dikujt? Basha ka luajtur shumë bukur duke krijuar përshtypjen se Berisha është pas tij, ai është dinak, ka firmosur kryeministrin e ardhshëm. Basha nuk e ka hequr vet Berishën, Basha do shpëtonte kokën.



