Rikthehet importi i mbetjeve/ Drafti i ministrisë dritë jeshilë një liste me mbetje (VIDEO)

Rikthehet importi i mbetjeve/ Drafti i ministrisë dritë jeshilë një liste me mbetje (VIDEO)

Në një kohë kur bashkitë kanë dështuar përballë sfidës së menaxhimit të mbetjeve, qeveria i ka hapur rrugën importit të disa mbetjeve jo të rrezikshme dhe që janë burim alternative që do përdoren nga industri të caktuara në vend.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik draftin me argumentin se kërkesa për këto ndryshime ishte bërë vite më parë nga vetë kompanitë industriale.

Sipas draftit parashikohet të lejohet importi i disa kategorive mbetjesh të konsideruara jo të rrezikshme.

Lista e mbetjeve propozohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe do të miratohet nga Këshilli i Ministrave pas konsultimeve publike.

Në Nenin 73 parashikohet zëri “Importi i Mbetjeve” me dy pika, ku theksohet se është i ndaluar dhe më poshtë detajohet se “lejohen të importohen vetëm disa kategori të caktuara”.

Për listën e drejta është e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, si dhe “caktohen rregullat që duhen zbatuar”.

Në Nenin 74 përshkruhet edhe rregulli për “kalimin e mbetjeve jo të rrezikshme si tranzit”.

Me këtë projektligj të ri shfuqizohet plotësisht ligji i vitit 2011, ku importi i mbetjeve ishte i lejuar vetëm për inerte.

Kategoritë e mbetjeve që pritet të lejohet të importohen, do të jenë pjesë e Listës se Gjelbër të BE, që nuk konsiderohen të rrezikshme, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy