Analisti Mustafa Nano, e cilëson unike në historinë e politikës shqiptare protestën 12-ditore të nisur kundër projektit në Zvërnec.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se protesta është inteligjente, por ka frikë për rezultatin e saj dhe se mos shkërmoqet.
Protesta është unike në historinë politike shqiptare, është interesant dhe spontaniteti mbi bazën e së cilës e gjitha funksionon. Sigurisht ka ca njerëz që merren me logjistikën e protestës, por deri tani protesta nuk ka rënë në grackën e partive, dhe më rezulton që të jetë një protestë dhe inteligjente.
Fakti që Kryeministri kërkoi 10 përfaqësues dhe ata nuk e konsideruan fare, është shenjë inteligjente. Jam i paqartë mbi rezistencën që mund të kenë këta njerëz dhe produktin që mund të marrin se mund të ndodhë që Kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Është një nga opsionet.
Jam i paqartë lidhur me produktin që mund të merret, ose protesta mund të zgjasë shumë si në Serbi që ka dy vjet, por që deri tani nuk ka dhënë rezultat. Lidhur me rezultatin jam skeptik, por ata njerëz që dalin aty meriton që t’iu heqësh kapelën.
Vetëm mos fillojë diversioni dhe ta shkërmoqim. Duhet të dalin me një program minimal 4-5 kërkesa. Protesta duhet të ketë lidership, jo parti, Jo të dalin me një parti, se një pjesë përfaqësohet nga partia dhe pjesa tjetër jo dhe kështu shkërmoqet protesta.
Sa i takon nismës për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Nano shprehet se Kodi Zgjedhor kërkon ekspertizë.
Nuk do ia lija energjisë masive që derdhet në rrugë. Çfarë privilegjojmë në këtë moment stabilitetin politik, apo orekset e ndryshme.
Do një diskutim ekspertësh, këtë e bëjnë ekspertët, bëhen në parlament, nuk mund ta bëjnë lëvizje të tilla. Nuk e shoh si atribut të lëvizjes.
Sa i takon heqjes “non grata” të Sali Berishës, ai thotë se njoftimi duhet të dalë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por sipas tij, kreu i opozitës mbetet i pandryeshueshëm.
Çfarë ndodh, Berisha është i pandryshueshëm, nuk është se heqja e non gratës është një korrektor. Berisha është ai që është. Ne i kemi hënë një peshë relative non gratës. Atij i ngelet non grata e Britanisë së Madhe. Nuk më duket se është hequr nin grata.
Njoftimi duhet të dalë nga DASH, kur të vijë njoftimi flasim prapë. Por Berisha mund ta shfrytëzojë këtë në mënyrë të bukur, ja e hoqi dhe këtë njollë.
Nuk ka për të ikur, se e njoh mirë. Nuk di nëse do bëhen gjëra më mirë pa Ramën apo Berishën, por krijohet kultura e përcjelljes së stafetës.



