Tentoi të vriste me armë zjarri 2 punonjës policie, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Tentoi të vriste me armë zjarri 2 punonjës policie, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Është ekstraduar nga Belgjika një 39-vjeçar me iniciale D. H. alias T. H.,  që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekstradohet nga Belgjika, një 39-vjeçar që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët në Belgjikë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. H. alias T. H., 39 vjeç.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se shtetasi D. H. alias T. H., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.

Operacioni “Para drejtësisë” vijon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy