Zgjedhjet, Alimehmeti: Primaret duhet të prodhojnë ekip elektoral të besueshëm, pa të s’ka fitore (VIDEO)

Zgjedhjet, Alimehmeti: Primaret duhet të prodhojnë ekip elektoral të besueshëm, pa të s’ka fitore (VIDEO)

Ilir Alimehmeti, anëtar i këshillit bashkiak, Tiranë i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar primaret në PD dhe përçarjet në grup ku u shpreh se ka mbetur dhe pak kohë nga zgjedhjet dhe me rëndësi mbetet krijimi i ekipit.

Ai tha se fokusi i Partisë Demokratike është te ekonomia, ndërsa theksoi se PS në dy zgjedhjet e kaluara nuk ka pasur fare program.

Sipas tij programi është vërtetë tepër i rëndësishëm për një parti, por nëse i mungon ekipi atëherë nuk ka fitore.

Kemi më pak se 4 muaj nga zgjedhjet e 11 majit dhe me të drejtë një pjesë e rëndësishme e programit është shpalosur dhe fokusi është te ekonomia.

Kryetari i partisë dhe eksponentët e tjerë kanë dhënë të gjithë eksponentët për rritjen e rrogave, pensionet, mbështetjen e të rinjve, bizneset, por mungon ende ai ekipi.

Unë bëjë pjesë te ata njerëz që e pranon haptazi që janë njerëzit që e bëjnë programin dhe jo e kundërta dhe këta njerëz janë ata që bëjnë garant se programi bëhet.

Për dy zgjedhjet e kaluara PS nuk kishte program fare, por vetëm tallava, pati vetëm në 2013 program por nuk zbatoi asnjë prej atyre pikave.

Programi është i rëndësishëm, sepse është njëlloj premtimi, besë që i merr votuesit, kështu që është e rëndësishme që ekipi të jetë sa më shpejt në terren, në punë sepse zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por diaspora e ka kohën deri në 4 mars dhe ajo datë është shumë më afër.

Programi patjetër është i rëndësishëm, por fitorja arrihet dhe pa program dhe kjo është treguar sepse pa ekip nuk ka fitore.

Më tej ai shtoi se primaret duhet të prodhojnë një ekip elektoral të besueshëm dhe puna për to duhet të nisë sa më shpejt sepse koha është tepër e rëndësishme.

Ai tha se me rëndësi është që çdo demokrat kur të votojë për primaret duhet të synojë në të vërtetë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj.

Primaret e para është koha sa më shpejt aq më mirë sepse duhet ti jepet kohë ekipe të punojnë sepse në vetvete primaret mund të përfundojnë brenda një hapësire 3 javore. Ekipi duhet të shpallet i pari.

Pjesa e primareve është të prodhojë një ekip elektoral të besueshëm, pëlqyeshëm dhe votueshëm dhe të shoh dhe përtej forcës së strukturës së vetë se po ngelëm vetëm te forca jonë këtu çalojmë pastaj.

Produktiviteti është i rëndësishëm, duhet të ketë njerëz të cilët kanë kontribut sepse në këtë moment produktiviteti është i rëndësishëm. Nga primaret duhet të paraqesim një ekip të larmishëm. Për secilin qark janë krijuar grupe pune, për Tiranën kemi 36 emra ku drejtues është Këlliçi.

Me rëndësi është që çdo demokrat kur të votojë për primaret duhet të synojë në të vërtetë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj.

Demokratët nuk duhet të luftojnë për karriget, por e them me siguri se PD do të ketë figura të reja në politikë. Primaret janë një mekanizëm për një parti që janë të shëndetshme, ne duhet ta marrim parasysh dhe këtë risk sepse nëse nuk menaxhohen si duhet do të shkaktojnë një dëm të  madh për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy