Debati për vizitën e Kurtit në RMV, Neziri: Reagimi i institucioneve, i tepruar. Ligjet për përdorimin e simboleve janë respektuar (VIDEO)

Debati për vizitën e Kurtit në RMV, Neziri: Reagimi i institucioneve, i tepruar. Ligjet për përdorimin e simboleve janë respektuar (VIDEO)

Për analistin Xhelal Neziri, reagimi i institucioneve të RMV-së dhe padia e ngritur ndaj kryetarëve të Tetovës dhe Çairit ( për shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore) në lidhje me vizitën e kryeministrit Kurti është e panevojshme dhe e tepruar.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Neziri tha se vizita e kryeministrit të Kosovës si një aktivitet diplomatik jashtë vendit ishte e organizuar keq dhe partiake.

"Mendoj se është reagim i panevojshëm i institucioneve dhe në presionin e opinionit publik që ka kritikuar ashpër mënyrën si u organizua pritja e Kurtit në dy komunat shqiptare në RMV. Them se është e pabazë se ligjet për përdorimin e simboleve janë respektuar për shkak se janë regjistruar flamujt shtetërore në rrugët e komunave përkatëse, Tetovës dhe Çairit. Janë vendosur flamujt, nuk kam qenë i pranishëm që të shoh nëse është intonuar himni, por dihet se himni nuk është i pranueshëm për shqiptaret etnik pasi është përjashtues. Që nga 2001 është temë debati sa herë hapen këto marrëdhënie ndëretnike. Është i tepruar si reagim i institucioneve se ka pasur dhe raste të tjera në të kaluarën kur VMRO DPNME ka protestuar dhe ka përdorur flamuj që nuk janë shtetërorë, por janë të kontestuar nga Greqia. Nuk është praktikë e panjohur gjatë tubimeve publike këtu në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Kurtit si një aktivitet diplomatik i tij jashtë Kosovës mendoj se e tërë vizita ishte e organizuar shumë keq. Ishte vizitë atipike dhe partiake. Nuk është praktikë e kryeministrave që janë në funksion të shteteve të ndryshme që të bëjnë në shtete të tjera, aktivitete partiake. Kurti erdhi në RMV si lideri i VV, si kryetar i një partie dhe jo si kryeministër. Dihen protokollet e vizitave shtetërore të nivelit të lartë. Është pjesë e protokollit të takojë homologun Kovaçevkin, ose të marrë pjesë në një eveniment që s’ka të bëjë me politikën, apo me shënimin e një përvjetori".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy