Shakira ka dhënë një intervistë për ‘Vanity Fair’ ku ka dhënë disa detaje rreth karrierës dhe jetës së saj si nënë.
Ndër to bën pjesë edhe largimi i saj nga muzika për një kohë të gjatë, dhe për rikthimin me albumin El Dorado.
Shakira gëzon një jetë të lumtur familjare me dy fëmijët e saj dhe me bashkëshortin, Gerard Pique, i cili e ka ndihmuar të mos largohet nga karriera.
“Ishte Gerard ai që më ndihmoi. Ai më tha: Vajzë, ti do të dalësh në pension kur të mos kesh më për të dhënë. Tani dil jashtë dhe trego cfarë di të bësh,” – tha 40-vjecarja.
Ajo ishte e traumatizuar dhe nuk dëshironte të bënte më muzikë, edhe pse ka nisur të punojë që në moshën 14-vjecare. Tashmë ajo mendon se familja është primare në jetën e saj dhe do ti dedikojë kohën e saj fëmijëve, por do vazhdojë të prodhojë muzikë.



