Ëndrra për t’i ngjarë kukullës Ken, partneri i Barbit, është kthyer në makth për Rodrigo Alves. Por ai nuk dorëzohet. I ftuar në një emision televiziv, ai thotë se për shkak të operacioneve të shumta që ka bërë për t’i ngjarë Kenit, tani ka probleme me frymëmarrjen.
Vitin e shkuar, ai ka bërë një operacion, i cili i mundësoi rindërtimin e hundës me kerc të marrë nga brinjët. Por pavarësisht se e ka lehtësuar, ai prapë nuk arrin të marrë frymë normalisht.
Alves është 33 vjeç dhe ka shpenzuar miliona dollar për të pasur pamjen që ka sot. Ai ka trashëguar pasuri nga gjyshërit, por mbi 500 mijë dollar prej saj i ka shpenzuar për kirurgji plastike.
Ai thotë se nuk ka pasur kurrë për qëllim të shndërrohet në një njeri-kukull. Por kjo dëshirë erdhi si një reaksion zinxhir. “Nisi me lyerjen e flokëve. Tashmë nuk mudn të marr frymë dhe më duhet një operacion tjetër për të rregulluar këtë. Ndërhyrjet e rinoplastikës kanë shfaqur efektin domino dhe tani kam nevojë për riparim”, thotë ai.



