
Përdorimi në fushën e arsimit të Inteligjencës Artificiale po shihet dita-ditës si nevojë.
Por si ndikojnë te studentët zhvillimet më të fundit të teknologjisë, sa përdoren prej tyre, cila është qasja, cilët janë anët pozitive dhe negative, janë pyetjet që sot kërkojnë përgjigje.
Burhan Misiraj, ekspert i Teknologjisë së Informacionit, i ftuar në “MCN informacion”, konkludon faktin se Shqipëria akoma nuk ka përpiluar një infrastrukturë të duhur për ta përshtatur me Inteligjencën Artificiale, teksa studentët në disa Universitete akoma punojnë më kompjuterët e viteve ’90-ta.
Shqetësimi i parë është se ne në vendin tonë nuk kemi infrastrukturën e duhur për ta sjell Inteligjencën Artificiale atje ku duhet dhe shqetësimi i dytë ka të bëj më kuadrin ligjor, ku ne nuk kemi një ligj të përshtatshëm për AI.
Pse nuk them se nuk kemi infrastrukturën e duhur dhe kushtet e duhura për tu përshtatur me AI. Ideja është se jam inxhinier elektronik dhe vij nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe studentët e Inxhinierisë Elektronike akoma bëjnë mësim me kompjuterët e viteve ’90. Imagjinoni se çfarë përshtatje ne mund tu bëjmë këtyre që baza e AI, kur ne nuk kemi infrastrukturë në Universitet.
Për të mos folur për problemet që janë më gjimnaz ku kemi problem me përshtatjet, për të mos folur më pas me tregun e punës ku nuk kemi përshtatje me Ai dhe ne sot si vend nuk e dimë se sa shumë do të ndryshojë punësimi, ku nga ajo që mendohet 40% e tregut të punës ka për të ndryshuar me futjen e AI.
Nga ana tjetër avokatja Erjola Ramazani, e cila elaburon kuadrin ligjor aktual për AI në botë, tha në “MCN informacion” se Shqipëria akoma është shumë larg përgatitjes së infrastrukturës ligjore për Inteligjencën Artificiale, gjë që duhet të veprojë shpejt në përpilimin e kuadrit ligjor.
Shqipëria si vend nuk është ende gati, nuk ka akoma infrastrukturën ligjore, d.m.th. nëse diçka do të funksionoj siç duhet të funksionojë brenda disa rregullave apo një sistemi rregullator që të funksionojnë në mënyrë më të mirë të mundshme, në mënyrë të tillë që e tërë Inteligjenca Artificiale të funksionojë në një mënyrë negative, që të shmangim mundësitë që njerëzit të abuzojnë më AI sikurse mund të jenë kibernetike, siç ndodhi edhe ne vendin tonë.
Praktikisht akoma jemi në diskutime dhe projektligje sa i takon Inteligjencës Artificiale dhe teksa ne duam të jemi pjesë e BE duhet të ndjekim të njëjtat rregulla dhe ligje që ato po përgatisim. Shqipëria duhet të bëj përpjekjet e tyre jo të pres që shtetet apo superfuqitë e mëdha ti ketë gati por të bëjmë vet ne nga ana juridike, të përgatisim një kuadër ligjor.
Eda Rrushi, gjimnaziste e ‘Ismail Qemalit’ e cila ka qene përfaqësuese e Shqipërisë në ‘First Global Challenge’, kompeticioni më i madh ndërkombëtar në fushën e robotikës i zhvilluar në Singapor, solli në vëmendje dallimet e të rinjve nga Shqipëria dhe vendet konkurruese në aspektin e njohurive teknologjike.
Ky është kompeticioni më i madh i Robotikës ku në morëm pjesë dhe përfshin gjimnazistë nga mosha 14-18 vjeç dhe çdo shtet përfaqësohet me robotin e tyre për të zgjidhur një nga sfidat inxhienerike botërorë. Çdo vit zgjidhet një robot me tema të ndryshëm. Duke qenë se isha pjesë e kësaj eksperience botërore, mësova se si janë të rinjtë aq shumë të pasionuar pas Teknologjisë dhe sa shumë para nesh janë në atë këtë fushë. Ne e kemi prezantuar robotin tonë shqiptar që zgjidhte një nga 14 sfidat inxhinierike dhe temën përcaktuar për atë vit.
Duke qenë se ato kanë teknologjinë më të zhvilluar dhe i fusin AI edhe në lëndët tjera shkencore dhe teknologjike në shkollë, kanë njohuri më tepër sesa ne, dhe më tepër ide sesa ne dhe si rrjedhojë robotët e tyre ishin shumë më funksional sesa roboti jonë dhe normalisht kishim edhe performanca më të mirë dhe arritje më të mira.



