Biden do të përdorë aviacionin civil për evakuimin e afganëve

Biden do të përdorë aviacionin civil për evakuimin e afganëve

Presidenti Joe Biden mund të urdhërojë linjat ajrore amerikane të ndihmojnë në transportimin e të evakuuarve nga Afganistani, një përpjekje tjetër për të zgjidhur kaosin në Kabul. Lajmi bëhet i ditur nga Wall Street Journal, e cila flet për një "program emergjence të aviacionit civil" i cili gjithashtu parashikon rritjen e bazave amerikane për të sjellë refugjatë afganë.

Në mënyrë të detajuar, Shtëpia e Bardhë do të studiojë aktivizimin e Flotës Ajrore të Rezervave Civile (Craf), e krijuar në vitin 1952, në mënyrë që t'i sigurojë Pentagonit avionë civilë në rast emergjencash, siç është transporti ajror, pasi nuk mjaftojnë avionët ushtarakë.

Nëse programi fillon, shpjegon WSJ, të paktën pesë linja ajrore amerikane do të duhet të vënë në dispozicion 20 aeroplanë që do të mbështesin fluturimet ushtarake të përfshira në evakuimin e amerikanëve dhe afganëve nga Afganistani. Avionët civilë nuk do të mund të fluturojnë mbi Kabul, i cili ka rënë në duart e talebanëve, por nga bazat amerikane në Katar, Bahrein dhe Gjermani ata do të ndihmojnë në aksesin e mijëra të evakuuarve nga kryeqyteti afgan në fluturimet ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy