Tërmeti në Turqi/ Shkon në 27 numri i viktimave dhe 804 të plagosurëve

Tërmeti në Turqi/ Shkon në 27 numri i viktimave dhe 804 të plagosurëve

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe 804 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që goditi qytetin e Izmirit, në Turqi, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Sipas mediave turke një trup i pajetë është nxjerr mëngjesin e sotëm nga rrënojat e ndërtesave në qytetin e Izmirit.

Të paktën 725 u plagosën në Izmir, ndërsa në provincat fqinje, 5 persona u plagosën në Manisa, dy në Balikesir dhe 54 në Aydin.

Në ishullin grek të Samos deri janë konfirmuar dy të rinjë 15 vjeç dhe 17 vjeç të cilët kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit.

Më herët, guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, tha se tërmeti shkaktoi një minicunami në qarkun bregdetar të Seferihisar, ku mbeti i plagosur të paktën një person.

Nga AFAD thanë se mbi 450 automjete dhe mbi 3 200 punonjës u dërguan në vendin e ngjarjes, bashkë me 20 qenë nuhatës.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 79 punonjës, 70 vullnetarë, 17 automjete dhe 5 kuzhina të lëvizshme që kanë kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.

AFAD gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4 500 batanije dhe 3 672 shtretër u dërguan në rajon.

Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600 000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe 3 milionë lira turke (rreth 360 000 dollarë) u mundësuan nga AFAD.

AFAD njoftoi se më vonë, një tërmet tjetër 5,1 ballë goditi detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kusadasi të provincës turke Aydin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy