Në tregjet e fruta perimeve në Tiranë, shitësit ankohen për numrin e ulët të blerësve. Ata thonë se ka rënë me rreth 70% krahasuar me afro 5 vite më parë.
Më së shumti marrin produktet e domosdoshme dhe ato të stinës. Edhe qytetarët konfirmojnë se blenë më pak, kjo për shkak të pamundësisë financiare.
Gjatë ditëve të javës janë pensionistët ata që bëjnë pazare, ndërsa në fundjave grupmosha aktive bënë blerje për të gjithë javën.



