Bloomberg: Ekonomitë më të mjeruara të botës, Venezuela në krye të listës

Bloomberg: Ekonomitë më të mjeruara të botës, Venezuela në krye të listës

Venezuela është vendi me ekonominë më të dobët në botë.

Me një inflacion në  shkallën 8 milionë për qind, ajo këtë vit renditet e para në Indeksin e Mjerimit, raporti që Bloomberg harton çdo vit, në bazë të analizës së inflacionit dhe papunësisë për 62 ekonomi të botës.

Në grupin e ekonomive të dobëta renditen vende si Argjentina, Afrika e Jugut, Turqia, Greqia dhe Ukraina, të cilat kanë mbajtur të njëjtin pozicion sin ë vitin 2018, me një ekonomi intensivisht të stresuar dhe përparim të vogël në zbutjen e rritjes së çmimeve dhe punësim.

Në anën tjetër të “peshores” qëndrojnë vende me ekonomi të fortë.

Tailanda renditet e para,për mënyrën si qeveria e ka trajtuar papunësinë, ndërsa i dyti vjen Singapori, bankat e të cilit kanë fituar statusin e më të mirave në botë. E treta renditet Zvicra.

Një tjetër ekonomi e fortë aziatike është ajo e Japonisë.

Ajo mbetet në 5-shen e më të mirave, pavarësisht problemeve si plakja e popullsisë dhe konkurrenca me ekonomitë e forta në tregtinë botërore.

Indeksi i Mjerimit nga Bloomberg mbështetet në konceptin e vjetër, sipas të cilit inflacioni i ulët dhe papunësia në përgjithësi ilustrojnë më së miri se si duhet të ndihen qytetarët e një vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy