Rekord i ri i rasteve ditore në Indi, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

Rekord i ri i rasteve ditore në Indi, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

India ka raportuar 184,372 raste të reja të mërkurën, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendi regjistroi 1,027 viktima, hera e parë që India ka raportuar më shumë se 1,000 viktima që nga muaji tetor.

Rastet kanë shënuar  rritje në  Haridwar, ku do të zhvillohet festa fetare Kumbh Mela për një muaj. Miliona hindu nga i gjithë vendi kanë udhëtuar në Haridwar për t’u larë në lumin Ganges dhe për të marrë pjesë së bashku në lutje.

E hëna shënoi ditën e parë të festivalit dhe deri në 2.4 milionë njerëz janë larë në Ganges, thanë zyrtarët e policisë për ‘Ansa’. Haridwar ka regjistruar më shumë se 1.000 raste të reja vetëm në dy ditët e fundit, sipas shifrave të publikuara nga departamenti i shëndetësisë.

Vendi pritet të miratojë masa të tjera të mërkurën në shtetin më të prekur Maharashtra dhe do të zgjasin deri më 1 maj.

India është e dyta në botë për numrin e infeksioneve (pas Shteteve të Bashkuara) dhe e katërta për numrin e vdekjeve (pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Meksikës).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy